Tanimë, përmes një projekti konkret, këto ujra do të shfrytëzohen edhe për kanotazh, me qëllim që të ketë ndikim jo vetëm në aktivizimin e të rinjve, por edhe në thithjen e sa më shumë turiztëve vendas e të huaj.
Siç bën të ditur edhe iniciatori i kësaj nisme, Zamir Hoxha që jeton në Hollandë, kjo iniciativë nuk do mbesë me kaq sepse po ndërmerren të tjera për zhvillimin e sporteve të ujit.
Të parët që kanë “përqafuar” një iniciativë të tillë kanë qënëtë rinjtë ku është krijuar grupi i parë i kanoistëve, ku ishin pjesë e demostrimit të sportit të kanotazhit në ujërat e liqenit të Fierzës.
Ky demostrim synonte shfrytëzimin e potencialve të liqenit të Kukësit për sporte ujore dhe promovimin turistik duke e bërë kanotazhin një nga sportet më të frekuentuara dhe duke e ngritur edhe në nivel ndërkombëtar.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)