Turizmi në Alpet shqiptare, Byberi: Drejt zgjidhjes problemi i energjisë elektrike dhe trajtimi i ujërave të zeza

Tropoje - Alpet Shqiptare dhe Valbonës, si xhevahirët më të çmuar të turizmit shqiptar, janë gati të jenë edhe më shumë destinacioni i turistëve nga e gjithë bota.  Dy problemet akute për Luginën e Valbonës, energjia elektrike dhe trajtimi i ujërave të zeza sipas kryetarit të Bashkisë Byberi janë drejt zgjidhjes.

Kryebashkiaku flet për një rritje të numrit të turistëve, jo vetëm gjatë sezonit veror, por gjatë gjithë muajve të vitit, ndërsa thotë se po punohet mbi një strategji të re, me qeverinë dhe biznesin vendas.

Fokusi sipas kryebashkiakut do të jetë edhe tek përmirësimi i infrastrukturës lidhëse me vendet kufitare, Kosovë dhe Mali i Zi, objektiv për tha se do të punojnë për të marrë fonde të përbashkëta nga Bashkimi Europian.

Vitin e kaluar ashtu Tropoja ka regjistruar një numër të lartë turistësh. Shifrat flasin për më shumë se 200 mijë turistë vendas e të huaj që kanë vizituar Luginën e Valbonës dhe zonat e tjera turistike të Alpeve Shqiptare gjatë vitit 2023.

S.G//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës

Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës