Turizmi në Gjirokastër, 12 objekte në proces rijetëzimi! 45 mln lekë nga shteti për kurimin e imazhit të ‘qytetit të gurtë’

12 objekte arkeologjike në zonën Historike të Gjirokastrës dhe një në Përmet do të rehabilitohen përmes bonusit të Rijetësimit. 45 mln lekë jepen nga shteti dhe pronarët plotësojnë pjesën tjetër të kostos. Investimi kuron imazhin e qytetit të gurtë në shërbim të turizmit.

Në zonën historike të Gjirokastrës, më të vizituarën e qytetit të gurtë 12 objekte po rehabilitohen falë Bonusit të Rijetësimit. Të gjendura në lagjet Varrosh, Palorto e Partizani, këto godina në zonë të mbrojtur dhe me një imazh të kuruar do t’i shërbejnë edhe turizmit.

Ndonëse vlera e Fondit të Rijetësimit, për secilin prej objekteve, nuk e kapërcen shumën e 5 milionë lekëve, pronarët për të ruajtur vlerat arkitektonike të kësaj trashëgimie, kanë marrë përsipër peshën kryesore, që t’i çojnë punimet përpara.

"Puna po vijon normalisht. Janë investuar 45 milionë lekë nga Qeveria përmes Ministrisë së Kulturës. Në qarkun e Gjirkoastrës po rijetësohen 13 objekte, 12 në zonën historike dhe një në Përmet”-shprehët Ardis Duka, kreu i DRKK Gjirokastër.

Projektet për përfitimin e bonusit të Rijetësimit, të gjendura në qendra historike, ansamble urbane dhe zona arkeologjike janë miratuar nga Instituti i Monumenteve. Në rastin e Gjirokastrës, me objekte që janë pjesë e Trashëgimisë Kulturore Botërore të UNESCO-s, procesi i rijetësimit është me rëndësi të bëhet pa devijuar nga ndërtimi origjinal.

B.V/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë