Turizmi në Sarandë/ Çipa për Report Tv: Gusht i cënuar në të ardhura ekonomike, turistë ukrainas e bjellorusë

Saranda është një ndër perlat e jugut të Shqipërisë, një ndër destinacionet më të pëlqyera nga vendasit e turistët e huaj gjatë sezonit veror. Këtë vit është përballur me pandeminë e koronavirusit duke mos realizuar pritshmëritë që janë mundësuar vitet e kaluara.

Arben Çipa, kryetari i Shoqatës së Industrisë së Turizmit në Sarandë në një lidhje live në edicionin e lajmeve në Report Tv tha se ka qenë një gusht i cenuar në të ardhura ekonomike, duke theksuar se është shumë i paktë numri i individëve apo bizneseve që kanë marrë pagën e luftës. Ai theksoi se ka pasur prezencë të turistëve të huaj nga Ukraina dhe Bjellorusia.

"Muaji gusht ka qenë një muaj ashtu siç Saranda e kërkon, por në të ardhura ekonomike ka qenë një gusht i cenuar. Ka pasur prezencë të turistëve të huaj nga Ukraina dhe Bjellorusia. Duam të besojmë se muaji shtator do të vazhdojë me një lëvizje klasike duke nënkuptuar se sezoni vazhdon. Bashkëpunimi mes grupeve të interesit, bashkia e Sarandës në parim ka marrë një vendim për lehtësimin e taksave 20 deri 30 %, ku përfshihet taksa e fjetjes apo godinës dhe duke zgjatur pagesën", tha ai.

Çipa përmendi edhe një kërkesë të biznesmenëve, të cilët nga kriza ekonomike kanë hyrë në kredi serioze dhe duan një ndihmesë me qëllim shtyrjen deri në një vit të kredive derisa të marrin veten e të kapin ritmin.

"Thembra e Akilit është se subjektet kanë hyrë në kredi serioze dhe duan një ndihmesë shumë të madhe me qëllim shtyrjen deri në një vit të kredive derisa të marrin veten e të kapin ritmin. Janë shumë ta paktë individët apo bizneset që kanë marrë pagën e luftës", tha kryetari i shoqatës.

Në lidhje me respektimin e rregullave të vendosura për të parandaluar përhapjen e COVID-19 ai theksoi se ka pasur sensibilizim në shumicën e personave, por ka pasur edhe devijim.

"Objektet kanë qenë sensitivë por nuk përjashtohen që ka pasur edhe devijim. Hotelet e vijës së parë kanë qenë më sensitive. Nuk ka pasur raste të kësaj natyre (të prekurish) të lindura në Sarandë, subjektet kanë qenë të kujdesshëm më shumë se sa klientët. Shumë subjekte i kanë ulur çmimet deri në 30%", tha Çipa.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan