Mbi 6.7 milionë të huaj kanë vizituar vendin tonë në 10 muajt e parë të këtij viti, nga janari deri në tetor, duke tejkaluar në këtë mënyrë edhe shifrat e vitit 2019 i cili ka qenë më i suksesshmi deri më tani.
Këto të dhëna janë bërë të ditura nga Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro. Minstrja ka evidentuar edhe vendet që i konsideron flukse interesante turistike, siç janë Spanja, Anglia, Holanda, vendet skandinave apo Sllovenia.
Bëhet e ditur se ka pasur 97,1% më shumë vizitorë nga Anglia, rreth 3 herë më shumë vizitorë nga Holanda, më shumë se dyfishim i vizitorëve nga Sllovenia dhe po ashtu dyfishim i vizitorëve që vijnë nga vendet skandinave.
“I mbarë ishte edhe tetori për turizmin, duke vijuar trendin rritës krahasuar me vitin 2021, por po aq interesant edhe për flukset turistike e reja turistike që po i shtohen mysafirëve që mikpresim çdo vit, siç janë rreth 4 herë më shumë vizitorë nga Spanja. Kemi pasur 97,1% më shumë vizitorë nga Anglia, rreth 3 herë më shumë vizitorë nga Holanda, më shumë se dyfishim i vizitorëve nga Sllovenia dhe po ashtu dyfishim i vizitorëve që vijnë nga vendet skandinave”, njoftoi ministrja.
Kujtojmë se Organizata Botërore e Turizmit e renditi Shqipërinë në vend të parë në botë, ndër të vetmet vende që ka regjistruar shifra më të larta se viti 2019, me një rritje mbi 18% të turistëve të huaj, krahasuar me 7 muajt e parë të vitit 2019, viti para pandemisë.
S.C/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Bandat survejojnë Policinë, a është ky triumf i krimit ndaj shtetit?
-
PO
56.5%
-
JO
34.8%
-
NUK E DI
8.7%
Vota total: 1005
Lajme të tjera
-
Tre vjet pas alarmit fillestar dhe shpalljes si pandemi, reagon OBSH: COVID-19 ende një emergjencë ndërkombëtare, kini kujdes!
30 Janar, 14:45
-
Si politika në tregjet në zhvillim ndikon në inflacion
29 Janar, 09:01
-
Tetë shpërthime të fuqishme pranë termocentralit më të madh bërthamor në Evropë, ngrihet zonë sigurie
27 Janar, 09:26
-
Çfarë është Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Holokaustit?
27 Janar, 08:43
-
OKB paralajmëron rritje të numrit të refugjatëve ukrainas: Shtetet europiane të përgatiten
26 Janar, 22:43
-
Iran/ Gruaja shtatzënë dënohet me vdekje, dogji foton e liderit islamik
26 Janar, 19:16
-
Spanja merr vendimin për situatën Covid-19, do të heqë maskat më 7 shkurt
26 Janar, 15:56
-
Sëmundje e re e rrugëve të frymëmarrjes, Koreja e Veriut mbyll kryeqytetin Phenian, bllokim pesë-ditor për qytetarët
25 Janar, 19:09
-
OKB: Shqetësime të mëdha për shkak të trafikimit të qenieve njerëzore
25 Janar, 07:47
-
Studimi: Ja cilat janë vendet me peizazhin më piktoresk në Evropë, Shqipëria në vendet e para! Renditet pas Zvicrës
25 Janar, 07:46
-
1.3 ton kokainë e kapur në portin e Savonës Itali, dyshohet se organizator ishin shqiptarë! Dy agjentë të DEA-s amerikane mbërrijnë në Tiranë
24 Janar, 10:04
-
Do zëvendësojë Yuri Kim, Joe Biden emëron David J. Kostelancik në postin e ambasadorit të SHBA-ve në Shqipëri! Pritet miratimi nga Senati
24 Janar, 07:40