Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës vjetore për shtyp tha se turizmi ka pësuar një rritje në krahasim me vitin 2024.

“Te turizmi kemi një zhvillim tjetër në krahasim me vitin 2024,  një rritje me 7% sa i përket numrit të vizitorëve të huaj. Të ardhurat nga turizmi kanë qenë domethënëse, në 9 mujorin vlerësohen rreth 4.4 miliardë euro. Kemi patur një rritje të plazheve publike, 18% plus ose 1.1 milionë metra plazhe publike të shtuara. Nga 523 parcela ranore publike kemi shkuar në 1014.  Ndërkohë kemi vazhduar punën për sezonin e ardhshëm me disa risi pozitive në këtë drejtim", tha Rama.


Lajmi kryesor:

‘Balluku’, Rama: Kuvendi nuk është zyrë noterie, 16 mijë faqe nuk janë prova, por arkivi i Ministrisë! Dorëheqje? Mora 83 mandate, AKSHI krenari