Turizmi/Nis restaurimi i 9 kishave të 
bregut, shpallen zonat e mbrojtura

Turizmi/Nis restaurimi i 9 kishave të <br />bregut, shpallen zonat e mbrojtura
Vendbanimet tradicionale të fshatrave të bregut do t’i nënshtrohen një restaurimi me qëllim zhvillimin, konservimin dhe rehabilitimin në kuadër të një projekti që ka për synim të kthejë këto vendbanime në resurse turistike në kuadër të projektit “Trashëgimia-Motorr Zhvillimi”. 

Ministria e Kulturës dhe Instituti i Monumenteve të Kulturës njoftojnë se projekti do të prezantohet nesër me pjesëmarrjen e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe Ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro. 

Nisma për rijetëzimin dhe sjelljen e vlerave tradicionale të komunitetit synon që të rritet turizmi dhe si rrjedhojë edhe zhvillimi ekonomik i zonws, deklaron Ministria e Kulturës. 

Përmes një njoftimi për shtyp nga MK bëhet me dije se në këtë aktivitet do të shpallen zona të mbrojtura Qendrat Historike të Himarës, fshatit Dhërmi dhe Vuno sipas rregullores së miratuar për administrimin e saj e të zonës së mbrojtur përreth. 

Po ashtu, do të linçohet edhe projekti “Rrugëtimi i Besimit” itinerari i kishave të bregut, pasi tashmë janë gati projektet e restaurimit për 9 kishat më të rëndësishme të bregut.

bregu i jugut

bregu i jugut

bregu i jugut

bregu i jugut

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri