Turizmi në Shqipëri po rritet në çdo stinë, dhe janari i vitit 2026 e konfirmon qartë këtë trend pozitiv.
Numri i vizitorëve të akomoduar në struktura turistike është rritur me 15.1% krahasuar me janarin e vitit 2025. Rritja është ndjerë si te turistët vendas, që janë shtuar me 16.8%, ashtu edhe te të huajt, me një rritje prej 13.8%.
Në të njëjtën kohë janë shtuar edhe netëqëndrimet me 9%, ndërsa shfrytëzimi i hoteleve ka arritur në 15.4%, nga 14.5% që ishte një vit më parë.
Pjesa më e madhe e turistëve të huaj vjen nga Italia me 25%, e ndjekur nga Kosova me 14%, Gjermania me 6%, Mbretëria e Bashkuar me 5% dhe Franca me 4%.
Këto shifra vijnë pas një viti rekord për turizmin shqiptar, ku në 2025 u regjistruan 12.4 milionë vizitorë. Sipas ministrit të Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, kjo tregon se Shqipëria nuk është më vetëm një destinacion veror, por po tërheq turistë gjatë gjithë vitit.
Rritja e interesit nga tregjet ndërkombëtare dhe shtimi i netëqëndrimeve shihet si një sinjal se turizmi po kthehet në një motor të qëndrueshëm të ekonomisë, duke u zgjeruar edhe përtej sezonit të verës.
Vetëm gjatë dy muajve të parë të vitit 2026 numrin më të lartë të vizitorëve e ka tërhequr 'Shqipëria historike', Në total, sipas 42,251 persona kanë vizituar sitet e trashëgimisë kulturore në vend. Nga këta, 21,134 kanë zgjedhur muzetë kombëtarë, 14,394 parqet arkeologjike dhe 6,723 kalatë dhe monumentet e kulturës.
U.D/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Mars, 11:47
Shqipëria shpall Iranin shtet sponsor të terrorizmit, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
48.9%
-
Të gabuar
37.5%
-
Nuk e di
13.6%
Vota total: 2599
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mbi 42 mijë vizitorë në 2 muajt e parë të vitit 2026, këto janë 3 atraksionet më të vizituara të trashëgimisë kulturore në Shqipëri
17 Mars, 12:32
-
Sezoni turistik në prag, ministri Demo: Pastrimi mbetet sfidë, duhet përmirësuar menaxhimi i mbetjeve
17 Mars, 12:31
-
Projekte për zhvillimin e parkut arkeologjik Bylis-Klos, Gonxhja: Po rrisim potencialin turistik të zonës
16 Mars, 12:42
-
Sezoni veror 2026, Gonxhja: Sot afati i fundit për aplikimet e stacioneve të plazhit
15 Mars, 13:11
-
Restaurohet 'Karakolli' në Fushën e Çajupit, Gonxhja: Monument unik në zemër të Zagorisë
15 Mars, 12:11
-
Takim me operatorët turistik Vlorë, Ina Zhupa: Bashkia është kthyer në pengesë për turizmin detar
14 Mars, 18:03
-
Vlorë/ Takimi me operatorët turistik, Zhupa: Bashkia është kthyer në pengesë për turizmin detar
14 Mars, 17:54
-
Shqipëria prezanton 83 projekte në panairin global në Kanë, Gonxhja: Synojmë investime dhe turizëm cilësor
12 Mars, 15:56
-
Rijetëzimi i Kullave të Veriut, Rama: 450 aplikime nga 13 bashki për hartën dixhitale
12 Mars, 14:14
-
Vlora përgatitet për verën, Gonxhja: Rrisim standardet për qytetarët dhe turistët
10 Mars, 13:23
-
Gjurmë nga e kaluara, zbulohet një vendbanim i ri arkeologjik në zonën e Lushnjes
9 Mars, 14:52
-
Ndërhyrjet për ruajtjen e kalasë së Kaninës, Gonxhja inspekton punimet: Përmirësojmë eksperiencën e vizitorëve
9 Mars, 10:23