Turizmi, "yjet" i vendosin
operatorët sipas dëshirës

Turizmi, "yjet" i vendosin <br />operatorët sipas dëshirës
TIRANE- Vetëm 26 hotele në Shqipëri, nga 600 të tillë gjithësej, kanë "yjet" që meritojnë, ndërkaq shumë të tjera janë, madje, të paregjistruara.

Ministria e Turizmit prej disa vitesh nuk bën më çertifikim të standarteve të hoteleve, duke e lënë atë në dorë të vetë këtyre biznesve për t'io deklaruar sipas dëshirës. "Pa u standartizuar si njësi, nuk mund të arrish rezultate pozitive. Po bëhet një përpjekje nga Shoqata e Turizmit, në bashkëpunim me USAID-in, për të bërë një kategorizim për standartet e hoteleve", deklaroi dje kryetari i Akomodimit, Zak Topuzi.

Sipas të dhënave të shoqatave të turizmit, në vend ka 60 mijë shtretër, nga të cilët 23 mijë ofrohen në hotele. Por ajo që i tërheq turistët e huaj të vijnë në Shqipëri, është natyra e egër.

"Turistët në përgjithësi pëlqejnë natyrën e virgjër, janë ngopur me natyrën e kultivuar. Duan natyrën e egër, u pëlqen mikpritja e ushqimi shqiptar", shprehet Topuzi. Nëpërmjet një letre dërguar kryeministrit, shoqata e njësive turistike ka kërkuar nga qeveria ulje të TVSH-së, në masën 8% dhe ulje të taksës së fjetjes.
(sg/gk/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës