Turizmi/ Rama: Patriotizmi fillon nga pastërtia, sezoni i ri do jetë surprizues

TIRANE-Ky sezon turistik do të jetë surprizues për të gjithë turistët që do të vizitojnë Shqipërinë. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama në lancimin e projektit ‘SMILE Albania’. Një pikë e rëndësishme ku u ndal Rama gjatë fjalës së tij ishte edhe mjedisi, duke kërkuar nga qytetarët që të mos flasin për Shqipërinë dhe të bëhen patriotë vetëm kur luan kombëtarja, por të mbajnë pastër mjedisin.

Atë bëmë më rilindjen urbane ta bëjmë me rilindjen rurale. Kemi zgjedhur 100 fshatra për arsye të traditave dhe arsyeve të tjera. Ne jemi ndotësit e parë dhe kryesor të këtij vendi, por është bërë një punë titanike për të pastruar mjedisin. Flasim shumë për Shqipërinë, flamurin dhe atdheun, shpërthejmë në ndjenjat atdhetare kur shohim kombëtaren e futbollit apo për të thënë fjalë jo pozitive për një fqinj, por e harrojmë që gjesti i parë anti-patriotik është kur merr atë që ka në dorë dhe e hedh në tokë dhe harrojmë që hapi i parë cdo ditë i gjithkujt që është patriot i mirë është të jetë mbrojtës i mjedisit. Shumë shpejt do të ndihet pak nga pak kudo gjithçka që ne kemi organizuar, nuk diskutohet si herë e parë do të ketë risitë por edhe mangësitë e veta. Për ata që do të vizitojnë Shqipërinë për herë të parë do të jetë një surprizë. Do të gjejnë mikpritjen e shqiptarëve.

Edi Rama

Projekti ‘SMILE Albania’ ka në thelb mikpritjen e turistëve të huaj. 1000 të rinj e të reja do të jenë angazhuar për të mirëpritur dhe informuar turistët si edhe promovuar ndjenjën e përgjegjshmërisë qytetare për pastërtinë e plazheve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • gggg: 24/05/2018 19:45

    o shoku shtrengo ligjin se nuk preket njeri nga kjo qe the.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Terrorizëm antisemitik

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Terrorizëm antisemitik