AKT-ja po përfiton nga rasti të zhvillojë kontakte me median kineze për të mundësuar që informacioni turistik të jetë në dispozicion për turistët kineze edhe në gjuhën e tyre. Ndërkohë, po punohet në bashkëpunim me ambasadën tonë në Pekin që të organizohet një udhëtim familjarizues në Shqipëri me afersisht 15 gazetarë të mediave kineze në muajin maj ose qershor.
Interesant është fakti që stenda jonë në këtë panair po vizitohet edhe nga shqiptarë të shumtë që jetojnë dhe studiojnë në Pekin. /atsh/
