Turku i akuzuar për vrasjen e Reols Hysnelit, në grup me 3 shqiptarë! Krimin e rëndë e mori përsipër adoleshenti, si u zbardh vrasja e 27-vjeçarit

Turku i akuzuar për vrasjen e Reols Hysnelit, në grup me 3 shqiptarë! Krimin e rëndë e mori përsipër adoleshenti, si u zbardh vrasja e 27-vjeçarit

Gjermani

Detaje të tjera kanë dalë në dritë nga vrasja e Reols Hysnelit, 27-vjeçarit i cili u ekzekutua me plumb në kokë vitin e kaluar.

Fillimisht, autorësinë e vrasjes e mori përsipër një 17-vjeçar nga Kukësi, por dëshmia e tij jo e plotë bëri që policia të vazhdonte hetimet. Policia dyshon se i riu është vrarë nga një shtetas turk, ndërsa së fundmi prokuroria dyshon se gjithashtu është i përfshirë edhe një shtetas shqiptar, i identifikuar, por është arratisur në drejtim të Belgjikës.

Sipas të përditshmes BILD thuhet se bëhet fjalë për një grup të fuqishëm kriminal që merret me trafikun e drogës, ku bën pjesë edhe turku, Ferhat K., i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasjen e 27-vjeçarit nga Burreli, Alonso Hysneli, alias Reols Hysneli.

Shqiptari i identifikuar si Ardit B. ka bashkëpunuar me turkun Ferhat K., i dyshuar për vrasjen e një tjetër shqiptari, krim i ndodhur në nëntor 2023 pas mosmarrëveshjeve në trafikun e drogës.

Tre persona, me origjinë shqiptare, më 25 prill 2023 janë takuar mes tyre në një rosticeri në Reeperbahn të Hamburgut. Tre burra ishin Albano H. (33 vjeç), Ardit B. (30 vjeç) dhe Klenton S. (32 vjeç), që dyshohet se krahas punës në kantiere të ndryshme janë të përfshirë edhe me trafik droge. Pikërisht në rostiçerinë ku janë takuar, ka pasur një debat mes Klenton S. dhe Ardit B.

Situata është përshkallëzuar kur Ardit B. nxjerr një “Glock” nga brezi dhe qëllon dy herë kundërshtarin e tij pa paralajmërim. Ai godet 32- vjeçarin në stomak dhe në pjesën e këmbës. Por, kjo nuk mjaftoi, pasi në sherr përfshihet edhe Albano H, i cili godet viktimën me shkelma, teksa ai ndodhej i shtrirë në tokë.

Shërbimet e urgjencës dërguan në spital 32-vjeçarin me lëndime të rrezikshme për jetën. Në këtë pikë, Ardit B. ishte zhdukur prej kohësh në Belgjikë me një Audi të errët, nëpërmjet Büdelsdorf (SchlesëigHolstein). Sipas dosjeve të hetuesve të vrasjes në Itzehoe, ai ka një ndihmës arratisjeje–dhe ai nuk është i panjohur.

Ai është Ferhat K.(30 vjeç), i cili me të paktën një bashkëpunëtor qëlloi Hysneli pas një mosmarrëveshje për pazaret e drogës në nëntor 2023 dhe e hodhi trupin e tij pranë “Holsten Therme” në Kaltenkirchen (Schlesëig-Holstein). Që atëherë ai është në kërkim ndërkombëtar për turkun.

Ndërsa Ferhat K. është ende në arrati, në Belgjikë u arrestua Ardit B.. Kur hetuesit zbuluan vendndodhjen e tij, ka pasur një shkëmbim zjarri mes policisë dhe 32-vjeçarit. Por oficerët arritën ta vendosin në pranga shqiptarin dhe ta ekstradojnë në Gjermani.

Ardit B. akuzohet për tentativë vrasjeje. Në gjykatë, i pandehuri i cili tashmë është deportuar tre herë në Shqipëri ka mohuar krimin.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen