Kukës-Një 39-vjeçar turk i dënuar me mbi 15 vite burg për mashtrim, i cili tentoi të hynte në Shqipëri nëpërmjet pikës kufitare Morinë, u arrestua nga policia.
Bayram Yildiz, në kërkim ndërkombëtar, u arrestua me qëllim ekstradimin në Ankara
"Në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës dhe si rezultat i shkëmbimit të informacioneve me Interpol Tiranën, u ndalua dhe u vu në pranga, me qëllim ekstradimin në Turqi, shtetasi Bayram Yildiz, 39 vjeç, banues në Turqi.
Gjatë verifikimeve dhe intervistimit në vijë të dytë, në hyrje të vendit, rezultoi se 39-vjeçari ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Ankara, pasi Gjykata e Bursas, Turqi, e ka dënuar me 15 vite, 2 muaj dhe 15 ditë burgim, për falsifikim të dokumenteve dhe për mashtrim", informoi sot policia.