Turku i drogës, vendimet
e 2 gjykatave për turkun Turgut
Vendime kontradiktore mes dy gjykatave, asajt të Tiranës dhe Gjykatës së Lartë për shtetasin Turk Abdulselam Turgut. Ky i fundit është dënuar me 1.6 vite burg nga gjyqtarja Antonela Prendi, ndërkohë që Gjykata e Lartë ka caktuar masën e arrestit në shtëpi, kur në fakt për Turgut është vendosur dënimi për mbylljen në burg.
Abdulselam Turgut, turku për të cilin Gjykata e Lartë vendosi dy ditë më parë arrest shtëpi për 40 ditë, rezulton të jetë i dënuar me 1.6 vite burg nga Gjykata e Shkallës së Parë, për akuzën e largimit të burgosurit nga vendi i qëndrimit. Vendimi për dënimin e tij me 18 muaj burg në mungesë është dhënë nga gjyqtaria Antonela Prendi dhe se momentalisht Turgut nuk kërkohet vetëm nga drejtësia Gjermane por edhe nga drejtësia Shqiptare e cila tashmë e ka shpallur në kërkim ndërkombëtar turkun e arratisur. Sipas vendimit të gjykatës, Abdulselam Turgut pas lirimit nga gjykata e Apelit ka qëndruar në hotel "Princ" i ndodhur te Kthesa e Kamzës, prej nga më pas është larguar duke mos u arrestuar sot e kësaj ditë. Në të thuhet se Turgut duhet të vuajë dënimin në një burg të sigurisë së zakonshme ndërkohë që vendimi i Gjykatës së Lartë, bie në kontradiktë me të, duke urdhëruar masën e caktimit "arrest në shtëpi" për 40 ditë, në një kohë kur për Turgut ka një vendim dënimi me 1.6 vite burg. Telenovela e kësaj çështje, duket se ende nuk ka përfunduar pasi avokati mbrojtës i Turgut mësohet se ka apeluar vendimin e dënimit duke ia dhënë mundësinë sërisht Apelit për tu shprehur rreth arratisjes së turkut Abdulselam Turgut.
Kontrata me Gjin PjetrinSipas vendimit të gjykatës më 28 mars 2011 është urdhëruar thirrja e të pandehurit Abdulselam Turgut në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë me qëllim marrjen e pëlqimit për ekstradimin e tij drejt Gjermanisë, duke e njoftuar në adresën ku i pandehuri sipas vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë nr.118, dt 04 mars 2011 qëndronte në kushtet e masës së sigurimit"Arrest në shtëpi". Nga procesverbali i dt 29 Mars 2011 "Për njoftimin e shtetasit të lirë" ka rezultuar se shtetasi turk Abdulselam Turgut në mënyrë të paligjshem ishte larguar nga banesa ku qëndronte në kushtet e arrestit në shtëpi. Verifikimi është kryer nga oficerët e policisë gjyqësore, të cilët pasi kanë shkuar në pallatin 10 katësh të ndodhur te Kthesa e Kamzës, prapa karburant "Urani", përballë Spitalit "Hygea" kanë konstatuar se në katin e 8 të pallatit kishte 4 hyrje, nga të cilat hyrja nr. 1 ishte bosh, ndersa ne tre hyrjet e tjera banonin familjarë. Rezultoi e provuar gjatë gjykimit se i pandehuri Abdulselam Turgut kishte lidhur një kontratë qëraje nr.4701 Rep, dt 31 dhjetor 2010 me shtetasin Gjin Pjetri për marrjen me qëra të apartamentit pronësi e tij me siperfaqe 126, 5 m2, të ndodhur në katin e tetë të godinës te Kthesa e Kamzës. Kjo kontratë është paraqitur gjatë gjykimit në Gjykatën e Apelit Tiranë dhe është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Ekzistenca e kësaj kontrate konfirmohet dhe nga kqyrja e rregjistrit noterial të noteres Momoza Shehu. Ndërsa nga raport e shërbimit të datës 30mars 2011 i mbajtur nga Kryeinspektori i zonës është konfirmuar se i pandehuri Abdulselam Turgut për një periudhë prej 8 ditësh ka qëndruar tek Hotel "Princ" te kthesa e Kamzës.
Vendimi i gjykatësSipas vendimit të gjykatës vepra penale është kryer me dashje direkte pasi i pandehuri ka parashikuar veprimet e pasojat e veprës penale dhe ka dëshiruar ardhjen e tyre. Megjithëse ka qënë në dijeni të detyrimit për të respektuar ligjin dhe urdhërimin gjyqësor për të qëndruar i izoluar në ambientet e vendqëndrimit të tij në kushtet e "Arrestit në shtepi" i pandehuri Abdulselam Turgut me vullnet të plotë është larguar nga banesa, fakt që tregon paramendimin, vullnetin dhe dashjen e tij në ndërmarrjen e veprimeve kriminale. Nisur nga këto fakte i pandehuri Abdulselam Turgut dënohet me 1.6 vite për akuzën e "Largimit të burgosurit nga vendi i qëndrimit".
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4253
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet
15 Janar, 18:35
-
Rama i përgjigjet komentuesve: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në fushën e energjisë! 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi
15 Janar, 18:29
-
1 mijë tonë naftë kontrabandë në Porto Romano, lihen në burg 2 kapitenët e 2 anijeve dhe një marinar, të tjerët detyrim paraqitjeje
15 Janar, 18:24
-
Lufta në Gaza/ Trump: Kemi një marrëveshje, pengjet do të lirohen së shpejti! Rezultat i fitores historike në zgjedhjet presidenciale!
15 Janar, 18:21
-
21 janari/ Demalia: Krim shtetëror, Berisha donte të vriste opozitën! Meçe: Ish-kryeministri fshehu provat, SPAK të vendosë drejtësinë
15 Janar, 18:04
-
Tiranë/ Vrau me çekiç 81- vjeçarin, publikohet fotoja e autorit 64 vjeçar
15 Janar, 17:55
-
Po transportonte 10 kilogramë kanabis, arrestohet në flagrancë një person te mbikalimi i Shkozës
15 Janar, 17:23
-
Tiranë/ Vrasja e Xhemal Metës në Shëngjin të Vogël, në pranga autori, e qëlloi me çekiç! 64 vjeçari i vodhi 200 mijë lekë viktimës pasi e vrau
15 Janar, 17:20
-
Kabllo nënujore nga Vlora në Pulia, detajet e marrëveshjes për energjinë! Emiratet zgjerojnë prodhimin në Shqipëri, ne e eksportojmë drejt Italisë
15 Janar, 16:56
-
Elbasan/ Dy të rinjtë u larguan nga Komisariati më 31 dhjetor, AMP pezullon nga puna 3 efektivët! Nuk parandaluan arratisjen e tyre
15 Janar, 16:41
-
Pandemia e heshtur që po ‘vret’, infeksionet mykotike shkaku i dhjetra sëmundjeve / Altin Joka: Ja disa kura natyrale tepër efikase
15 Janar, 16:24
-
Revista franceze 'Easy Voyage': Turistët në zbulim të xhevahirit të Ballkanit, Shqipërisë
15 Janar, 16:15