Më mirë vonë sesa kurrë do të thuhej në rastin e martesës së Tina Turner.

Këngëtarja amerikane duket se ka vendosur të martohet në moshën 73 vjeçare.

tina turner

Tina këtë vit do të kurorëzojë lidhjen 27 vjeçare me partnerin Erwin Bach.

Sipas mediave të huaja ceremonia do të mbahet pranë një liqeni në Cyrih të Zvicrës. Çifti është njohur që në vitin 1986 gjatë tuneut muzikor të këngëtares, por Tina kishte vednosur që të mos martohej.

tina turner

E gjitha kjo pasi ajo më parë ka shprehur se ish partneri Ike Turner e kishte keqtrajtuar.

Por vitet pranë Bach si duket e kanë bërë këngëtaren të ndryshojë mendje.

(b.t/shqiptarja.com)