Turneu ndërkombëtar i boksit, rezultate pozitive për sportistët shqiptarë

Turneu ndërkombëtar i boksit, rezultate pozitive për sportistët shqiptarë
Turneu Ndërkombëtar i Boksit Memorial “Vllaznia-2012”, i cili po zhvillohet në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të qytetit të Shkodrës, po evidenton një formë shumë të mirë sportive. Në rivalitet me ekipe të njohura europiane dhe botërore, boksierët e kombëtares shqiptare të drejtuar nga trajneri, Zef Gjoni, kanë arritur rezultatin më të mirë të ditës së parë. Për këtë flasin edhe pesë kualifikimet e boksierëve tanë në fazën gjysëmfinale, duke qënë kështu ekipi më i mirë në këte fazë.

Pesë boksierët e kualifikuar nga dita e parë janë, Kristian Shytani, Astmer Bilali, Alban Barmeta, Bekim Vjerdha dhe Kristian Demaj. Fitoret e boksierëve shqiptarë u regjistruan përballë boksierëve kundërshtarë, Angelo Kristov të Bullgarisë, Kazadekov i Kazakistanit, egjiptiani, Muhamet Hital, Marko Bozoviç i Malit të Zi dhe kampioni i Egjyptit, Muhamed. Ndërkohë, megjithë luftën e fortë sportive, dy boksierët e tjerë të përfaqësueses shqiptare, Ronildo Pirani dhe Kristian Matia, përkatësisht ntë peshës 56 dhe 64 kg, i humbën ndeshjet e tyre duke u eleminuar nga gara.

Në pritje të ditës së tretë dhe të fundit që zhvillohet mbrëmjen e së dieles, trajneri i përfaqësueses shqiptare, Zef Gjoni, shpreson se ndër pesë boksierët kuqezi të kualifikuar në gjysëmfinale, të paktën dy prej tyre dhe pikërisht dy shkodranët, Bilali dhe Demaj, pritet të dalin fitues në peshat e tyre duke u nderuar me medaljet e arta.

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet miratuar rezoluta anti-korrupsion e propozuar nga PS?



×

Lajmi i fundit

Makina del nga rruga në Lushnjë, përfundon në oborrin e një banese, zhduket shoferi! E ëma kërkon të birin: Ku është djali, nuk është gjallë ai

Makina del nga rruga në Lushnjë, përfundon në oborrin e një banese, zhduket shoferi! E ëma kërkon të birin: Ku është djali, nuk është gjallë ai