‘Turp të keni!’, ja si i përdor fjalimet Zelensky për të marrë atë që do

‘Turp të keni!’, ja si i përdor fjalimet Zelensky për të marrë atë që do

Volodomir Zelensky në një fjalim

Ushtria e tij ka luftuar me heroizëm në fushat e betejës së Ukrainës, por Volodymyr Zelensky ka betejën e tij! Ai ka zhvilluar një ‘luftë të vërtetë’ informacioni në kryeqytetet e botës perëndimore. Nëpërmjet lidhjeve me video, drejtpërsëdrejti nga kryeqyteti i rrethuar, i veshur me një bluzë në ngjyrë jeshile si zakonisht , ai shpesh shikohet duke bërë përshëndetjen e zakonshme me grushtin e shtrënguar.

‘Ai di të mishërojë shpirtin e kombit’ , tha Jonathan Eyal, nga Instituti Mbretëror i Shërbimeve të Bashkuara. Jo vetëm në të folur, por edhe në mënyrën se si shfaqet në sfondin e tij ku flet.

Fjalimet e Zelenskyt mbartin një qëllim urgjent, të mbledhin sa më shumë mbështetje ndërkombëtare  dhe presidenti Zelensky  po e realizon këtë më së miri me një sërë mesazhesh shumë të përshtatura dhe të ‘goditura’, që nga rënia e Murit të Berlinit deri te sulmet e 11 shtatorit në Nju Jork, Zelensky prek ngjarjet dhe traumat epike kombëtare.

Në një fjalim të tij në Kongresin Amerikan të mbushur me referenca për Pearl Harbour, Martin Luther King dhe malit Rushmore , Presidenti Zelensky iu drejtua audiencës me një gjuhë të qartë e jo diplomatike, duke drejtuar dhe pyetjen në formë lutjeje sikurse ai bënë zakonisht gjatë fjalimeve të tij:

"Ne kërkojmë një përgjigje për përgjigjen ndaj terrorit. A është kjo shumë për të kërkuar?"

Gjatë një fjalimi tjetër të tij në Dhomën e Deputetëve të Italisë, Presidenti Zelensky duke përdorur një gjuhë qortuese iu drejtua audiencës duke thënë se anëtarët e rrethit të Putinit kanë qenë me pushime në Itali duke drejtuar thirrjen: “Mos u bëni vendpushim për vrasës ".

Si president i një vendi që vuan nga një pushtim i paprovokuar, Zelensky ka fituar të drejtën që të hyjë në parlamentin e një vendi të huaj e të thotë ‘turp për ty’, duke e vendosur veten e tij  si një arbitër moral. Nga këndvështrimi i tij unik, si udhëheqës i një vendi që sapo është pushtuar, pa provokime, është ndoshta e kuptueshme që Zelensky ndjen nevojën për të shprehur mllefin e tij drejtuar ndjekësve.

Në secilin prej fjalimeve të tij të bashkë-shkruar nga ndihmësi i ngushtë i tij, Dmytro Litvin,  Zelensky ka pasur një audiencë të robëruar, mes tyre politikanë të elektrizuar nga retorika e tij jokonvencionale, e drejtpërdrejtë e zemërimit të drejtë të një lideri. Ai flet gjithashtu dhe me njerëzit e tij në gjuhën ukrainase dhe shmang veshjen e kostumeve të mprehta që zakonisht lidhen me këtë lloj spektakli politik, ky është një transformim i jashtëzakonshëm për një politikan.

Duke qenë një komedian, Zelensky di si drejtohet audiencës së tij, performanca e tij me mesazhe të thjeshta e të pa zbukuruar e ndihmojnë shumë, njëkohësisht ai krijon një lloji presioni ndaj liderëve në mënyrën se si ai i drejtohet dhe fjalët që përzgjedhë.

Turnet virtuale në parlamentet e botës, Zelensky nuk i bën thjesht për të fituar simpati, por si një mënyrë që Ukraina të luftojë për ekzistencën e saj dhe këtë mund ta bëjë vetëm me ndihmën masive dhe të qëndrueshme ushtarake nga aleatët e saj.

Prej javësh, presidenti Zelensky i ka kërkuar NATO-s të krijojë një zonë ndalim-fluturimi mbi Ukrainë. Ai e di që nuk do ta marrë, por e bën këtë kërkesë sepse ai e di se do të përfitojë diçka tjetër në këmbim, dhe pikërisht kjo është strategjia e tij./ Përshtati në shqip nga BBC, Shqiptarja.com 

K.T./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

“Kthimi i ushtrisë së vdekur” shfaqet në 4K pas restaurimit

“Kthimi i ushtrisë së vdekur” shfaqet në 4K pas restaurimit