Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me dëshminë e Manjola Cakonit dhe ka bërë thirrje që të ndalet bulizmi qeveritar.

Në denoncimin e publikuar nga Partia Demokratike, Cakroni shprehej se pas intervistës së dhënë në televizion dikush e kishte marrë nga kryeministria, telefonatës i ishte përgjigjur nëna e saj, ndërsa i ishte thënë”: Turp të ketë Manjola!” “Turp të ketë Manjola!”.

Sipas Metës shqiptarët në nevojë nuk e meritojnë edhe arrogancën, fyerjen dhe papërgjegjshmërinë!

"Mjaft me bulizëm qeveritar!

Transparenca dhe dialogu janë detyrime të patjetërsueshme!

Në mungesë të humanizmit, ndihmës dhe përkrahjes shtetërore, shqiptarët në nevojë nuk e meritojnë edhe arrogancën, fyerjen dhe papërgjegjshmërinë!

Solidaritet me zonjën Manjola Cakoni dhe familjen e saj", shkruan Meta.