Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Edmons Spaho, thotë se pavarësisht thirrjes që i bën kryeministrit Edi Rama për të mos dhënë dorëheqjen nga presioni i protestave që po zhvillohen prej 28 ditësh në Tiranë, pasi kjo të dëmtonte rëndë Shqipërinë në një kohë që vendi është më afër se kurrë anëtarësimit në Bashkimin Europian, ai mbetet sërish kritik dhe antagonist i thekur i shefit të qeverisë.
I kritikuar nga ish-zëvendësministrja socialiste e Financave, Irena Beqiraj, për mesazhin "dëmi më i madh që do i bëje ketij vendi nuk janë e shkuara jote, por nëse do të ikje nga presioni i kësaj proteste neomarksiste, islamisto-fondamentaliste, antitrampiste, përçarëse midis shqiptarëve në rajon dhe kunder integrimit të Shqipërisë në BE" që përmes rrjeteve sociale i dërgoi Ramës, Spaho i përgjigjet ish-zyrtares së kryeministrit se "do apo nuk do ti dhe une, Shqiperia eshte shume afer integrimit europian, me merite apo per arsye gjeopolitike. Te gjithe do mbajme pergjegjesi para historise nese e djegim kete mundesi per mustaqet e Çelos".
"I njëjti Edmond Spaho është?
Pra Edmond Spaho, po i kërkon Edi Ramës që sipas tij ishte "Gjeli i rrjepur nga krimi i organizuar " " të mos trëhiqet se i bën vendit një dëm të madh "!
Nuk qenkërkan gjë as titujt as karriera !
Fishta në fakt na paralajmëroi " ka me ardh koha që shqiptarët kanë me nejt në rradhë për me u korit !!!
Turpërohen burrat edhe në pleqëri !
Gjynah",- shkruan Beqiraj.
Përgjigjia e plotë e Edmond Spahos:
Rene, me kë sy e ke lexuar postimin tim, me atë me xham apo me atë pa xham?
Më fal, po ke ngatërruar qepët me patatet.
Asgjë nga ato që kam thënë për Ramën në të shkuarën nuk i heq presjen dhe i them edhe sot. Në postimin tim shkruaj që Rama duhet të kishte ikur me kohë për dëmet që i ka bërë vendit. Por ti këtë nuk e lexon, sepse të është thyer xhami.
Unë Ramës i them të mos ikë nga presioni i neomarksistëve, fondamentalistëve islamikë, sillogjeve të Epirit, xhamillarëve të Tetovës e Prishtinës, proletarëve të gjithë botës që nuk kanë prapanicë në vendin e tyre e duan ta rrëzojnë Trumpin në Tiranë, ambientalistëve fondamentalistë që, për fondet që marrin, duan që në Shqipëri të ketë vetëm zogj dhe kafshë të egra, të atyre që duan të fusin përçarje midis shqiptarëve në rajon dhe atyre që nuk duan integrimin europian të vendit.
Do apo nuk do ti dhe unë, Shqipëria është shumë afër integrimit europian, me meritë apo për arsye gjeopolitike. Të gjithë do të mbajmë përgjegjësi para historisë nëse e djegim këtë mundësi për mustaqet e Çelos.
Ti mund të jesh pjesë e listës së 500 asambleistëve që pretendojnë ta qeverisin Shqipërinë post-protestë. Unë nuk i besoj këto marrëzi që ti i beson.
Unë nuk jam pjesë e asnjë liste, as te lista e Asamblesë, por as te listat e Saliut apo Edit. Jam i lirë dhe flas sipas bindjes sime, pa kërkuar ndonjë shpërblim.
Irene, po unë cilën të besoj, Irenën zëvendësministre dhe drejtoreshë dogane, që kur vinte në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave bënte be për kokën e Edi Ramës, apo Irenën e 500 asambleistëve, shakaxhie e përparimit, që kërkon shkatërrimin e gjithë institucioneve dhe drejtimin e Shqipërisë me qeveri të përkohshme që do të zgjidhet me short?
Sa për turpërimin, kur nuk ke ti që hidhesh nga një karrige në tjetrën, përse të turpërohem unë që kam ndenjur vetëm në një karrige, atë të së vërtetës?
Një këshillë: në protestë pi sa më shumë ujë. Mendja kokërr gruri është dhe nga vapa fillon e të lë.
Suksese në marrëzinë ku ke hyrë!
Komente












Si ka mundesi, zerat me te eger kunder Rames nuk jane ata me parime, por jane ata qe jane perzene nga Rama dhe kane dale me bisht nder shale nga zyrat qe kane pas mbajtur dikur?
PërgjigjuShume e sakte
PërgjigjuPse e keni kaq te veshtire te pranoni qe jemi me prane hyrjes ne BE prej punes se qeverise se Edi Rames?! Arsye gjeopolitike thote! Te ishet keshtu do kishim hyre me kohe
Përgjigju