'Turpi i Berishës që kandidoi Belerin', Ergys Mërtiri në Report Tv: Edhe Gjikuria i njëjti mall, të dy foto me flamurin e Vorio Epirit

Analisti Ergys Mërtiri foli për Report Tv lidhur me zgjedhjet e pjesshme lokale në Himarë ditën e sotme. Mërtiri e sheh përplasjen Shqipëri-Greqi për bashkinë e Himarës si një lojë që u intereson dy kryeministrave, Rama dhe Mitsotakis për të përfituar nga votat e nacionalistëve.

'Shoh që përballja me Shqipërisë dhe Greqisë është lojë. Pala greke i intereson përballja nacionalistëve për të maksimalizuar vota nga nacionalista. Nga ana tjetër edhe zoti Rama ekspozohet si mbrojtësi i madh kombëtar dhe mitingu në Athinë ishte në pozicioni e triumfalistit. Është një lojë. Fakti që e dërguan Belerin në PE, është një lojë që kërkon të hedh shashka dhe të prodhojë politikë nga hiçi. Nga ana tjetër për turpin e Sali Berishës konkurron një figurë si Beleri. Zëvendësohet nga Gjikuria që janë i njëjti mall. Të dy kanë foto Vorio Epirit. E turpshme të kandidojë duke pozuar me një kauzë anti shqiptare.'

Më tej, Mërtiri i kthehet figurës së Belerit prej të cilit nisi ky ‘sherr’ diplomatik. Sipas tij Berisha ka një njollë turpi me kandidimin e Belerit në Himarë.

'Edhe unë mendoj si ka mundësi, lider opozitës të humb kaq shumë pikë, të goditet kaq fortë të ekspozohet si antishqiptar për një çështje kaq periferike sa Himara. E kuptoj se Rama ka interes atje se ka para për të luajtur. Por zoti Berisha nuk ka pikë interesi. Unë besoj se i vetmi kuptim ëhstë që zoti Berisha në këtë pikë halli lobi grek të lobojë atje në mos të heqi non gratën të tregojë se është atakuar këtu. Po shet gjëra që një lider nuk mund ti bëjë. Është i ndëshkuar me pensionim politik. Kërkon të shpëtojë duke u kpaur pas këtyre plaçkitjeve. Më duket vetëvrasje që bën PD që kandidon figura të tilla, vetë Berisha ka akuzuar Belerin si njeri që ka bashkëpunuar vrasjen e shqiptarëve në Peshkëpi. Është pa sens, e papranueshme. E shoh dhe si problem kushtetues, pasi pozon me flamurin e Vorio Epirit. Është një kauzë antikushtetuese.'

Sipas Mërtirit marrja kaq gjatë me historinë e Belerit nuk ka qenë në të mirën e shoqërisë pasi është harxhuar shumë kohë, në të cilën mund të flitej për problemet e vërteta të vendit.

'Ka një vit e ca që flitet vetëm për Belerin. Kemi 1 mijë e një probleme, dhe ti kushtosh kaq shumë debat një çështje periferike është humbje kohe. Nëse janë bërë regjistrime që nuk janë banues të Himarës është shumë lehtë e vërtetueshme sepse hap regjistrat e gjëndjes civile. Nga ana tjetër që thuhet se kanë ardhur njerëz me autobuzë. Janë folur për 10 apo 15 autobuzë që kanë ardhur këto ditë. Nuk besoj se zgjedhjet duhet të shndërrohen në çështje autobuzësh. Çështja e kartave është pa sens. 6 mijë kartat fallco nuk janë domosdoshmërisht votues. Ata mund të kenë dhe pasaportat. Nëse i kanë të skaduara, nuk është faji i askujt për disa njerëz. E shoh si çështje ankimesh për ti shitur botës idenë se minoritarët po shtypen.'

G.K/A.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • fuat: 04/08/2024 21:37

    Turpi për Belerin dhe Gjikurisë është i Sali non gratës,Like Floririt dhe gjith opozitës së degjeneruar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni