Turqi,138 deputetëve u hiqet imuniteti
Deputetet rrezikojnë arrestimin

Turqi,138 deputetëve u hiqet imuniteti<br />Deputetet rrezikojnë arrestimin
Rreth 138 deputetëve prokurd të Partise Demokratike Popollore u hiqet imuniteti. Parlamenti turk votoi me 2/3 e votave në favor të heqjes së imunitetit të 138 anëtarëve të parlamentit, përfshirë pothuajse të gjithë ligjvënësit prokurdë.

Ky votim është parë si një masë kundër Partisë Demokratike Popullore, e cila ka mbajtur qëndrime prokurde dhe është rivalja kryesore e presidentit Rexhep Taip Erdogan. Partia kryesore prokurde e ka konsideruar këtë masë si një manovër të qeverisë për të larguar deputetët e saj.

Deputetet rrezikojnë arrestimin nën akuzën e terrorizmit e mbështetje ndaj partisë së punëtorëve të Kurdistanit. Tashmë i miratuar, ky projektligj i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim në pushtet, pezullon me anë të një klauzole të përkohshme nenin 83 të Kushtetutës që garanton imunitetin parlamentar të deputetëve.

Përafërsisht 130 deputetë nga 550 në total, të të gjithë partive të përfaqësuara në Parlament, janë zyrtarisht të përfshirë në këtë çështje. Në vitin 1994, arrestimi i disa deputetëve kurdë shkaktoi një valë dhune në jug-lindje të vendit. Kancelarja gjermane Angela Merkel është shprehur se do ta diskutojë këtë çështje me presidentin turk gjatë takimit të kësaj të hëne që pritet të zhvillohet në Stamboll.

Redaksia Online
(E.M/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar