Turqi/ 141 të akuzuar për grushtin e dështuar të shtetit dënohen me burgim të përjetshëm

Turqi/ 141 të akuzuar për grushtin e dështuar të shtetit dënohen me burgim të përjetshëm

Një megagjykim është hapur sot në Turqi, ndaj të akuzuarve për grushtin e dështuar të shtetit, në korrik të vitit 2016.

Nga 224 të pandehur, 141 prej tyre u dënuan me burgim të përjetshëm.

Ministri i drejtësisë së Turqisë tha se: "Turqia i bëri këta njerëz të kuptojnë se askush nuk mund ta vrasë vullnetin kombëtar, demokracinë dhe askush nuk mund të dëmtojë shpirtrat e dëshmorëve tanë"

Kjo është retorika e shtetit turk, tashmë e njohur ndaj kundërshtarëve të cilët në vitet e fundit kanë përjetuar ashpërsinë e dhunës. Nga grushti i dështuar, rreth 77,000 njerëz janë në pritje të gjykimit në burgjet turke; rreth 150,000 është numri i punonjësve publikë të shkarkuar dhe mbi 100 media të mbyllura e dhjetëra gazetarë pas hekurave. /Përgatiti Ilir Çuçi

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)