Turqi, 3 persona në pranga për shembjen e ndërtesës në Stamboll

Turqi, 3 persona në pranga për shembjen e ndërtesës në Stamboll

pamje nga ndëtesa e shembur pak ditë më parë në Stamboll

Policia e Turqisë ka arrestuar tre të dyshuar si pjesë e hetimit në lidhje me shembjen e ndërtesës në Stamboll javën e kaluar. Autoritetet Turke kanë arrestuar shefen e projektit Suzan Çayır, teknikun  e ndërtimit Uğur Mısıroğlu dhe tekniken e sigurisë Arzu Keleş Boran.

Njëzet e një persona humbën jetën në këtë incident, ndërsa 14 u shpëtuan nga rrënojat. Në ndërtesë numëroheshin 14 apartamente të banuara, por tre katet e fundit të saj sipas autoriteteve ishin ndërtuar pa leje.  

Gjithashtu, disa subjekte private të hapura funksiononin ilegalisht në katet e para të saj. Ende nuk dihet, kush ishte shkaku që e shkaktoi rrëzimin e ndërtesës shumëkatëshe

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm