“Do ta paguani”, është kjo deklarata e presidentit turk Erdogan kundër të përditshmes laike 'Hurriyet' e cila akuzohet se ka publikuar një artikull ku përshkruhen tensionet mes forcave të armatosura dhe qeverisë.
Prokuroria eStambollit ka hapur një hetim ndërsa drejtori i të përditshmes Sedat Ergin ka dhënë dorëheqjen nga detyra.
Ndërkohë Gjermania kërkon drejtësi për gazetarin të përditshmes “Die Welt” i cili u arrestua në Stamboll pasi shkroi disa artikuj mbi sulmet informatike kundër Berat Alabayrak, ministër i Energjisë njëkohësisht edhe dhëndër i presidentit turk.
Erdogan kundër Hurriyet. Presidenti turk vijon luftën kundër shtypit dhe veçanërisht kundër të përditshmes 'Hurriyet'.
Prokuroria e Stambollit hapi një hetim ndaj saj pasi gazeta kishte shkruar një artikull ku thuhej se ushtria nuk pranon urdhërat e fundit të ekzekutivit.
Artikulli liston një numër të caktuar ankesash duke nisur nga heqja e shamisë për ushtaret femra në një vend laik.
“Titulli që u përdor është i pavend” u shpreh kreu i shtetit para gazetarëve.
Erdogan tha se askush nuk ka të drejtë të vendosë forcat e armatosura kundër qeverisë dhe paralajmëroi se kushdo që përpiqet t’i bëjë kundërshtarë do ta paguajë.
“Nuk u ofendova, por nuk mendoj se një gjest i tillë është i falshëm në një moment kur kemi nevojë për unitet, vëllazëri dhe solidaritet” u shpreh Erdogan.
Qeveria ka shtuar kontrollin mbi ushtrinë që pas dështimit të grushtit të shtetit ku ish imami Fethullah Gulen akuzohet si ideator.
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com