Shirat e dëndur të kësaj jave në Trabzon të Turqisë i morën jetën shtatë personave ndërsa 3 të tjerë rezultojnë të humbur.
Sipas mediave turke në vendngjarje mbërritën një ekip prej 310 personash për të mobilizuar gjetjen e të zhdukurve.
Të martën shirat e dendur që përfshinë vendin shkaktuan përmbytje të mëdha në distriktin Arakli, ku 10 veta u morën para nga uji i rrëmbyeshëm. Kërkimet po vazhdojnë, ndërsa deri më tani janë gjetur vetëm 7 trupa.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
Shërbimi Meteorologjik ka paralajmëruar banorët e Trabzonit, Rizes, Giresunit dhe Ordusë se gjatë ditës do vijojnë sërish reshjet e dendura të shiut, të cilat mund të shkaktojnë dhe përmbytje masive.
/Shqiptarja.com
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)