Në operacionet e ndërmarra nga ekipet e drejtorisë së policisë në Manisa të Turqisë kundër ISIS ndalohen 17 persona, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve që gazetari i AA-së ka marrë mësohet se ekipet e anti-terrorit të drejtorisë së policisë në Manisa dhe ekipet e komandës së xhandarmësirë kanë ndërmarrë operacione në të njejtën kohë në qendër të qytetit.

Gjetë operacioneve u ndaluan 17 persona të cilët janë vlerësuar se kanë patur kontakte me persona anëtarë të ISIS në rajonin e konflikteve në Siri dhe kanë propaganduar më qëllim rekrutimin për anëtarësim në organizatë.

Mësohet se 9 nga të ndaluarit janë nga lagjja Emlakdere ndërsa 8 të tjerë nga qendra e qytetit.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)