Njësiti anti-terrorizëm në Stamboll ka njoftuar se që të tetë personat me prejardhje marokene janë arrestuar në aeroportin e qytetit pasi kishin ardhur nga Casablanca, si dhedeshmia e tyre se ishin turistë nuk përputhej me atë që ata kishin thënë në rezervimin e dhomave të tyre në një hotel.
Një dokument i gjetur tek njëri nga të dyshuarit konfirmon destinacionin e planifikuar drejt Gjermanisë nëpër qytetin turk, Izmir, Greqi, Serbi dhe Hungari, njofton agjencia turke e lajmeve “Anatolia”.
Të dyshuarit janë identifikuar dhe ata janë Nasıl Y., Soufiane H., Aissa M., Salahaddin A., Said S., Mouhssine El A., Mustapha M. dhe Ayoub S. Policia bën me dije se grupi nuk kish bërë asnjë rezervim në hotel. Të dyshuarit planifikon të hynin në Gjermani ilegalisht, si refugjatë.
Ata kanë punuar në aeroportin Istanbul’s Atatürk and Sabiha Gökçen . profilet e tyre përmbajnë të dhëna të dyshimta . sipas raporteve mbi 800 njer2ëz raportohen janë dëbuar ndërsa 200 personave u është mohuar hyrja në Turqi.
Redakisa online
(shqiptarja.com)