Turqi, autobombë në një stacion
policor, 11 të vdekur e 78 të plagosur 

Turqi, autobombë në një stacion<br />policor, 11 të vdekur e 78 të plagosur 
Turqia duket se nuk po gjen paqe. Mëngjesin e sotëm rreth orën 07:00 nga një sulm me autobombë në një stacion policor, kanë humbur jetën 11 policë dhe janë plagosur 78 të tjerë.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin turk Cizre në juglindje të Turqisë, në kufi me Sirinë. Reuters raporton se 12 ambulanca dhe 2 helikopterë janë në vendngjarje për tu ardhur në ndihmë të plagosurve.Cizre ndodhet në provincen Sirnak në kufi me Sirinë e Irakun dhe është e populluar me shumicë kurde. Pas sulmit reagoi në twitter edhe kryeministri Yildirim i cili tha se autorët do të marrin përgjigjen e duhur. “Do luftojmë terroristët e bota do na ketë zili. E ardhmja e kombit nuk do të varet nga terroristët” shtoi Yildirim.

Pak ditë më parë Ankarja kërkoi që ushtarët kurdo-sirianë të YPK të tërhiqen. Qeveria turke madje kërcënoi se do të nderhynte me forcë nëse kjo nuk do të ndodhte.

Ndërkohë nuk dihet ende se kush fshihet pas këtij sulmi, ndërsa dyshohet se ky është një tjetër sulm terrorist. 

Turqia është goditur nga një sërë sulmesh terroriste, ku më i fundit është ai i 15 gushtit në një dasmë ku i mori jetën 50 personave.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Mosdeklarim të pronësisë dhe dhunë/ 27 gjoba për 7 muaj! Kryetarja e AMA-s bën publike llojet e shkeljeve të kryera nga televizionet

Mosdeklarim të pronësisë dhe dhunë/ 27 gjoba për 7 muaj! Kryetarja e AMA-s bën publike llojet e shkeljeve të kryera nga televizionet