Turqi – Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të marte në zonën Akçadağ të Turqisë.
Një autobus është përmbysur në autostradën Malatya-Kayseri, duke shkaktuar vdekjen e 4 personave dhe plagosjen e 36 të tjerëve.
Ministri turk i Drejtësisë, Yılmaz Tunç bëri të ditur se ka nisur hetimi për aksidentin rrugor.
AutobusI me targa "44 AK 041" i kompanisë Medine Turizm po shkonte nga Stambolli në Malatya.
Komento