ANKARA, 6 mars /ATSH-AFP/ - Zëvendëskryeministri turk, Bulent Arinç shprehu sot keqardhje për kritikat kërcënuese të presidentit, Recep Tayyip Erdogan kundër politikës monetare të Bankës Qendrore të vendit, origjina e përkeqësimit të monedhës turke.
"Nuk është gjë e mirë të kërcënosh Bankën Qendrore. Duke nisur që nga ky moment, shumë persona do të kritikojnë bankën", deklaroi Arinç gjatë një interviste të dhënë për stacionin informativ NTV.
Tre muaj nga zgjedhjet legjislative të 7 qershorit, Erdogan kritikoi ashpër guvernatorin e institucionit monetar, Emre Basci pas refuzimit të tij për të mos urdhëruar uljen e normës së interesit.
Këto publikime kanë kontribuar në përkeqësimin e livrës turke që ka humbur më shumë se 10 për qind të vlerës së saj përballë dolalrit që prej mesit të muajit janar.
"Mendoj se kritikat e përhershme ndaj guvernatorit të Bankës Qendrore dhe dyshimeve që janë hedhur mbi institucionin kanë pasur efekt në rritjen e dollarit", theksoi Arinç./
/ec/











