Mediat turke raportojnë se një gjykatë në Stamboll, ka dënuar gjashtë gazetarë me burgim të përjetshëm për përfshirje në tentimet e dështuara për grusht shteti në vitin 2016.

Në mesin e të dënuarve në ditën e sotme janë, ish kryeredaktori i gazetës Taraf, Ahmet Altan, vëllai i tij, gazetari dhe akademiku, Mehmet Altan, dhe gazetari i njohur, Nazli Ilicak.

Gazetarët janë akuzuar për lidhje me klerikun mysliman që jeton në Shtetet e Bashkuara, Fethullah Gulen, të cilin Turqia e fajëson për tentimet e dështuara për puçin e 15 korrikut, 2016. Guleni i hedh poshtë akuzat.

Të pandehurit janë akuzuar për veprimet e tyre kundër kushtetutës së Turqisë dhe anëtarësimit në një organizatë terroriste.

Ndërsa vëllezërit Altan janë akuzuar për dhënien e mesazheve koduese në një program televiziv, një ditë para tentimeve për grushtet.

Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com