Turqi, dhëndri filmon rastësisht vjehrrën duke rënë nga shkëmbi 70 metra i lartë (Video)
Po filmonte familjen e tij duke bërë ecje në mal, por rastëisht ai ka filmuar momentin kur vjehrra e tij 71-vjeçare u rrëzua nga një shkëmb 70 metra dhe humbi jetën.
Redaksia5 Gusht 2021, 13:17 | Përditesimi: 5 Gusht 2021, 13:20
Po filmonte familjen e tij duke bërë ecje në mal, por rastëisht ai ka filmuar momentin kur vjehrra e tij 71-vjeçare u rrëzua nga një shkëmb 70 metra dhe humbi jetën.
Kadir Sahiner po filmonte peizazhin piktoresk malor ndërsa ishte në një shëtitje familjare në pyjet pranë fshatit Tepekov në Provincën Artvin kur ndodhi tragjedia.
Ndërsa kamera u drejtua për të filmuar pamjet, Kadir kapi pa dashje momentin kur vjehrra e tij Pumpul Karademir shkoi në buzë të shkëmbit për të parë poshtë para se ajo të humbte ekuilibrin dhe të binte nga shkëmbi.
Pamjet video tregojnë Pumpulin duke u përplasur mbi një shkëmb dhe këmbët e saj mund të shihen në ajër ndërsa ajo bie nga buza e shkëmbit.
Familja e saj, përfshirë burrin Mehmet Karademir, vajzën Ayla dhe mbesën Ceren, ishin të pranishëm dhe e panë të gjithë ngjarjen.
Ayla, e bija mund të dëgjohej duke paralajmëruar nënën e saj ‘mos shko, nënë, jo, nënë, mos shko’ ndërsa iu afrua buzës së shkëmbit pak para rënies së saj fatale.
sa me fat ky.
Përgjigju