Turqi/ E goditi me thikë ne zemër, 17-vjeçari vret shokun e ngushtë për një postim në rrjetet sociale

Turqi/ E goditi me thikë ne zemër, 17-vjeçari vret shokun e ngushtë për një postim në rrjetet sociale

Viktima 17-vjeçar, Muhammed Seyh Ahmed

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Turqisë, Gaziantep, ku një 17 vjeçar ka vrarë shokun e tij të ngushtë për shkak se ky i fundit nuk fshiu një postim në rrjetet sociale.

Ibrahim A,17-vjeç, e kishte paralajmëruar viktimën, Muhammed Seyh Ahmed, 17-vjeç, për fshirjen e postimit, por ky i fundit i’u përgjigj negativisht kërkesës së bashkëmoshatarit të tij dhe mes tyre lindi një debat i ashpër, që përfundoi në përdorimin e thikës.

Policia raportoi se autori e goditi shokun e tij me thikë në zemër, duke e lënë të vdekur në vend. Ndërkohë, autori është arrestuar dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë, raportojnë mediat e huaja.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë