STAMBOLL, 15 dhjetor /ATSH-AFP/ - Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan kritikoi sot Bashkimin Evropian, që kishte kritikuar arrestimet masive në Turqi kundër medias opozitare me regjimin.
"Bashkimi Evropian nuk mund të ndërhyjë në masat e marra... në kuadër ligjor, kundër elementëve që kërcënojnë sigurinë tonë kombëtare", deklaroi Erdogan, propozimet e të cilit, të parat pas arrestimeve që u kryen dje, u transmetuan në televizion.
"Bashkimi Evropian duhet të merret vetëm me punët e tij", deklaroi ai. /
/ec/  a.jor.