Turqi, Erdogan: Fryma e fashizmit
është përhapur ashpër në Evropë

Turqi, Erdogan: Fryma e fashizmit<br />është përhapur ashpër në Evropë
TURQI-Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka deklaruar se “fryma e fashizmit” është përhapur në rrugët e Evropës, duke e krahasuar trajtimin e joevropianëve me trajtimin e hebrenjve gjatë periudhës së Luftës së Dytë Botërore.
 
“Fryma e fashizmit është duke u përhapur ashpër nëpër rrugët e Evropës, Hebrenjtë janë trajtuar në të njëjtën mënyrë në të kaluarën”, tha ai gjatë një fjalimi televiziv.
 
 “Turkofobia është në rritje, islamofobia është në rritje. Ata janë të frikësuar nga vet migrantët që i strehojnë”, u shpreh Erdogan, i cili gjithashtu shtoi se Evropa është duke u frikësuar nga gjithçka që nuk është pjesë e saj.
 
Këto komente presidentit i Turqisë i bëri pas ndalimit të disa ministrave turq për të mbajtur fjalime në Holandë.
 
Autoritetet holandeze ndaluan ministrat turq që të mbajnë tubime, të cialt synonin marrjen e mbështetjes për referendumin, përmes së cilit do t’i rriten kompetencat e presidnetit pasi nëse fiton po-ja, vendi kalon nga një republikë parlamentare në një republikë presidenciale.
 
Ndërkohë lidhur me akuzat e Erdoganit për fashizëm në Holandë ka reaguar presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, i cili ka deklaruar se "nëse dikush mendon se sheh fashizëm në Roterdam, ata janë të shkëputur plotësisht nga realiteti”.
 
Gjatë këtij muaji edhe disa qytete në Gjermani ndaluan zhvillimin e tubimeve, ku pas ndalimit të tyre presidenti turk, Erdogan e ka akuzar Berlinin për "praktika naziste".
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Notoi në lumin Sena për garën e Lojërave Olimpike, atletja ndan eksperiencën: Pashë gjëra që as dua t’i mendoj

Paris 2024/ Notoi në lumin Sena për garën e Lojërave Olimpike, atletja ndan eksperiencën: Pashë gjëra që as dua t’i mendoj