Turqi/ Erdogan kushtëzon pranimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO me ekstradimin e ‘terroristëve’

Turqi/ Erdogan kushtëzon pranimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO me ekstradimin e ‘terroristëve’

Recep Tayyip Erdogan

Suedia dhe Finlanda duhet të dëbojnë apo ekstradojnë deri në 130 “terroristë” në Turqi, para se Parlamenti turk të miratojë aplikimet e tyre për anëtarësim në NATO. Kështu deklaroi presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Dy shtetet nordike aplikuan për anëtarësim në NATO pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës në fund të shkurtit të vitit 2022. Por, që ato të bëhen anëtare, duhet miratimi i 30 shteteve anëtare të aleancës perëndimore ushtarake.

Turqia ka thënë se Suedia në veçanti duhet të ndërmarrë një qëndrim të qartë kundër atyre që ajo i sheh si terroristë, e që bëhet fjalë kryesisht për militantët kurdë dhe një grup që Ankaraja thotë se qëndron pas grusht-shtetit të dështuar ushtarak të vitit 2016.

“Ne u thamë, shikoni, nëse ju nuk na dorëzoni terroristët neve, ne nuk mund ta kalojmë (miratimin e aplikimit për anëtarësim në NATO) përmes Parlamentit”, tha Erdogan në orët e vona të së dielës, duke iu referuar një konference të përbashkët për media që kishte mbajtur nëntorin e kaluar me kryeministrin suedez, Ulf Kristersson.

“Që kjo çështje të miratohet në Parlament, para së gjithash ju duhet të na dorëzoni mbi 100, afër 130 terroristë te ne”, tha Erdogan.

Suedia dhe Finlanda, në qershorin e kaluar nënshkruan një marrëveshje trepalëshe me Turqinë, që synon kapërcimin e kundërshtimeve të Turqisë.

Si pjesë e asaj marrëveshjeje, dy shtetet nordike janë zotuar se do të adresojnë kërkesën e Turqisë “për dëbimin apo ekstradimin e terroristëve të dyshuar në procedurë të shpejtë”, duke pasur për bazë informacionet e inteligjencës turke dhe duke respektuar të gjitha ligjet evropiane.

Të shtunën, zëdhënësi i Erdoganit, Ibrahim Kalin, tha se koha po mbaron që Parlamenti i Turqisë të ratifikojë aplikimet për NATO, para se të mbahen zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, të parapara për muajin maj.

Më 16 janar, kryeministri suedez, Ulf Kristersson, tha se shteti i tij “është në pozicion të mirë” që të sigurojë ratifikimin nga Parlamenti i Turqisë. Deri më tani, vetëm Turqia dhe Hungaria nuk kanë miratuar aplikimet për anëtarësim në NATO të Finlandës dhe Suedisë./REL

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Miratohet bonusi i qirasë për familjet e Kombinatit, Veliaj: Brenda verës hedhim shortin për shtëpitë e reja! I kemi fituar të gjitha gjyqet

Miratohet bonusi i qirasë për familjet e Kombinatit, Veliaj: Brenda verës hedhim shortin për shtëpitë e reja! I kemi fituar të gjitha gjyqet