STAMBOLL- Presidenti turk islamiko-konservator, Recep Tayyip Erdogan, pohoi sot, shumë i sigurt në vetvete, se kontinenti amerikan ishte zbuluar nga myslimanët që në shekullin e XII, dhe jo nga udhëtari gjenovez, Kristofor Kolombi, më shumë se dy shekuj më vonë.
"Kontaktet mes Amerikës Latine dhe islamit përkojnë që në shekullin e XII. Myslimanët zbuluan Amerikën në vitin 1178, jo Kristofor Kolombi", garantoi Erdogani gjatë një bisede televizive në Stamboll të mbajtur me rastin e krerëve myslimanë të vendeve të Amerikës Latine të organizuar nga autoritetet turke.
"Marinarë myslimanë mbërritën në Amerikë që në vitin 1178. Madje Kolombi flet për ekzistencën e një xhamie mbi një kodër në brigjet kubaneze", vazhdoi ai.
Madje në fjalimin e tij, Erdogani u shpreh i gatshëm të marrë pjesë në ndërtimin e një xhamie në vendin e cituar nga marinari gjenovez.
"Do të më pëlqente të mund të flisja me vëllezërit kubanezë, një xhami do të shkonte shumë mirë në këtë kodër edhe sot", vazhdoi shefi i shtetit turk.
Librat e historisë na mësojnë se ishte marinari gjenovez Kristofor Kolombi që, në vitin 1492, vuri i pari këmbë në kontinentin amerikan ndërkohë që ai kërkonte me flotën e tij një rrugë të re detare për në Indi.
Disa historianë ose Teologë myslimanë, shumë minoritare, së fundmi e kanë vënë në dyshim këtë zbulim, duke sugjeruar një prani myslimane të mëparshme në Amerikë, ndonëse nuk është zbuluar asnjë element që ta vërtetojë këtë.
Në një artikull shumë të përfolur të publikuar në vitin 1996, historiani Youssef Mroueh kishte përmendur një pasazh nga shkrimet e Kolombit në të cilat i referohej një xhamije në Kubë. Por bashkëpatriotët e tij, në mënyrë unanime, e hodhën poshtë këtë hipotezë duke garantuar se kjo xhami ishte vetëm një imazh i përshkrimit të formës së peisazhit./ATSH/
Redaksia online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com