Turqi, Erdogan ultimatum SHBA:
“Zgjidhni Ankaranë ose Gylen”

Turqi, Erdogan ultimatum SHBA:<br />“Zgjidhni Ankaranë ose Gylen”
“ Herët ose vonë  SHBA duhet të bëjnë një zgjedhje. Zgjidhni mes Turqisë, një vend demokratik ose Fetullah Gylen” është ky  ultimatumi i rradhës  që presidenti Erdogan jep ndaj Ëashingtonit pas kërkesës për ekstradimin e imamit Gylen  i akuzuar si ideatori i tentative për  grusht  shteti të ndodhur në 15 korrik.   Një deklaratë e tillë vjen pas shqetësimeve që  Shtëpia e Bardhë  dha pas takimit që Kreu i Ankarasë pati me presidentin e Rusisë Putin  çka shënoi një etapë të re në marrëdhëniet mes dy vendeve.

Mesazhi i dhënë për Ëashingtonin është  po aq i qartë sa edhe mesazhi  i dhënë për Bashkimin Europian .  Nëse unioni  vijon të bëjë presion lidhur me respektimin e të drejtave të njeriut  dhe nuk siguron liberalizimin e vizave për qytetarët turq dhe nëse SHBA refuzojnë të dorëzojnë imamin Gylen atëherë Ankaraja  do t’i jap fund marrëveshjes për emigrantët  dhe do të  vinte në pikëpyetje besnikërinë  e saj si pjesëtar i Natos në luftën kundra terrorizmit. Është ky kërcënimi që vjen nga Turqia e cila sipas  presidentit nuk u mbështet nga Unioni gjatë tentativës për grusht shteti.

Ndërkohë tre sulmet e para pas tentativës për  puc shteti të ndodhura në pjesën juglindore të Turqisë me shumicë  kurde  të marrë përsipër nga partia e punëtorëve të kurdistanit e ka shtyrë qeverinë që të përforcojë akuzat ndaj Gylen.

Mediat raportojnë se janë arrestuar 17 persona  ndërsa aksionet kundra terrorizmit kanë përfshirë shumë lagje të vendit.Ndërkohë në të njëjtën kohë  avionët turq kanë goditur celula të PKK në verilindje të Irakut.

Redaksia online
(E.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Berat/ Përfshihet nga flakët një sipërfaqe me ullishte në fshatin Sinjë (VIDEO)

Berat/ Përfshihet nga flakët një sipërfaqe me ullishte në fshatin Sinjë (VIDEO)