Turqi, Erdogan: Zgjedhjet e 31 marsit janë të fundit për mua

Ankara- Zgjedhjet lokale të 31 Marsit do të jenë të fundit për presidentin Erdogan. Ligji parashikon të jenë zgjedhjet e fundit që Erdogan merr pjesë, dhe më pas stafeta do të kalojë te mbështetësit e tij.

“Siç e dini, 31 marsi është një pikë kthese për Turqinë. Dhe në këtë pikë kthese, sytë e gjithë botës islame janë drejt Turqisë. Çfarë do ndodh në Turqi?”, tha presidenti turk,

Duke kujtuar se deri në zgjedhje kanë mbetur edhe 22 ditë, Erdogan deklaroi se duke shfrytëzuar sa më mirë këto ditë, shpreson të ketë përgjigjen e nevojshme në kutinë e votimit.

“Këto zgjedhje janë të fundit për mua, sipas mandatit të dhënë nga ligji. Rezultati që do të dalë do të jetë transferimi i një trashëgimie te vëllezërit e motrat e mia që do të vijnë pas meje”,  shpresojmë të fillojmë një epokë të re që nga 1 Prilli.”

Mandati i Erdoganit si president përfundon më 2028. Erdogan, politikani më i suksesshëm i Turqisë moderne, ka udhëhequr vendin për më shumë se dy dekada. Fituesi i disa zgjedhjeve që nga viti 2002, Erdogani u rizgjodh për një mandat pesëvjeçar gjatë zgjedhjeve të kontestuara në maj të vitit 2023.

 

S.G//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Protestë në Beograd kundër presidentit Vuçiç dhe qeverisë së tij

Protestë në Beograd kundër presidentit Vuçiç dhe qeverisë së tij