Turqi/ Gjesti i familjes së varfër nga Azerbajxhani kalon limitet e zemërgjerësisë, ngarkuan jorganët në automjet: Duam të ndihmojmë vëllezërit tanë
Foto nga familja në Azerbajxhan
Ajzberbaxhani ka qenë një ndër vendet e para që i zgjatur dorën e ndihmës pas tërmeteve Turqisë. Server Basirli është një prej qytetarëve që është solidarizuar me momentet e vështira që po kalon Turqia dhe që është bërë viral në mediat sociale për zemërgjerësinë e tij, edhe se nuk ka mundësi ekonomike për veten e tij. Ai ngarkoi jorganët në automjetin e tij dhe u nis për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti në Turqi.
Duke folur për mediat tha: "Ne e dimë mirë se çfarë është të jesh i pastrehë dhe të rrish në të ftohtë”
Server Besirli, i lindur në Laçin, i cili u çlirua nga pushtimi armen, dhe jeton në një shtëpi të vogël barake në një fshat të Baku, tha se kur panë se vëllezërit e tyre turq që kishin nevojë për ndihmë për shkak të fatkeqësisë së tërmetit, ata u treguan të gatshëm t’i ndihmonin.
"Ne e dimë shumë mirë se çfarë është të jesh i pastrehë dhe të humbasësh të afërmit në të ftohtët e dimrit. Veshjet i dërguam si ndihmë për t'i ngrohur përtej mundësive tona" tha ai.
Duke u shprehur se mësuan se për to flitej në rrjetet sociale pas dhurimit, Besirli, kushëriri i tij tha: "Të afërmit dhe miqtë na thanë që u bëre "fenomen". Pamë që makina mbante një foto të saj. Si gjithë të tjerët, morëm pjesë në këtë fushatë ndihme. I gjithë Azerbajxhani. Azerbajxhanët që jetonin në Turqi dhe jashtë vendit gjithashtu i mbështetën këto ndihma. Ata bënë gjithçka mundën”, tha ai.
Lajmi kryesor:
Tërmeti tragjik në Turqi dhe Siri, mbi 21 mijë viktima! Ftohtë dhe pa ushqim, OBSH ngre alarmin: Të mbijetuarit në prag katastrofe edhe më të madhe
F.D/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
53.3%
-
Jo
41.7%
-
Nuk e di
5%
Vota total: 1891
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
PAMJE TË RËNDA! Video tronditëse nga tragjedia në Turqi, momenti kur prindërit hedhin nga dritaret fëmijët për t’u shpëtuar flakëve
24 Janar, 18:33
-
Osimhen në telashe serioze, gazetari e akuzon: Më rrahu dhe kërcënoi se i bëra foto në klub nate
24 Janar, 16:03
-
Mourinho bën 'shopping' në Paris, Milan Skriniar përforcon Fenerbahcen
22 Janar, 21:52
-
Turqi/ Zjarri në resortin e skive, 79 të vdekur! Hoteli nuk kishte sistem alarmi, Flakët shpërthyen në kuzhinën e hotelit! Arrestohen 9 persona, përfshirë pronarin
22 Janar, 07:59
-
Turqi/ Zjarri përfshin resortin e skive, 66 të vdekur dhe 51 të plagosur! Dyshime se erdhi nga restoranti! Erdogan shpall 22 Janarin ditë zie kombëtare: Shkaktarët duhet të mbajnë përgjegjësi para ligjit (VIDEO)
21 Janar, 07:40
-
Ernest Muçi me trajner të ri, legjenda e Manchester United firmos në Stamboll
17 Janar, 14:29
-
Viti 2024 shënoi rënien më të madhe të migrantëve të parregullt në Ballkan, 78% më pak se 2023
17 Janar, 07:47
-
Në kërkim për trafik droge, pranga turkut në Muriqan! I dënuar me 13 vjet burg (EMRI)
16 Janar, 12:02
-
Zyrtare/ Sokol Cikalleshi dhe Endri Çekiçi shokë skuadre, firmosin në një ekip
15 Janar, 14:20
-
Turqia dhe Izraeli përballë tensioneve të reja në Siri
10 Janar, 19:14
-
U ekstradua nga Turqia/ ‘The Sun’ krahason Dritan Rexhepin me El Chapon: ‘Mbreti i kokainës’ që vrau policë dhe ‘mbyti’ Britaninë me drogë
10 Janar, 18:55
-
VIDEO/ Arbër Hoxha ‘qeras’ Cannavaron me gol në debutim
10 Janar, 11:20