Një grua nga Turqia ka gjetur mënyrën më interesante dhe goditëse për të njoftuar miqtë, por edhe për të ndërgjegjësuar banorët e qytetit Tokat, ku jeton se gjatë periudhës së Covid-19 nuk pret asnjë njeri në shtëpi dhe nuk do shkojë askund si mysafire.
Ajo ka varur një poster të madh në ballkonin e shtëpisë së saj ku shkruan: “Në shtëpi jemi! Deri sa të mbarojë koronavirusi, nuk presim dhe nuk shkojmë mysafirë. Maskë, distancë, higjienë”.
Gruaja është nisur nga fakti se njerëzit nuk respektojnë masat e marra dhe grumbullohen edhe pse vendi ndodhe në një situatë serioze me pandeminë.