Turqi- Një ngjarje e rëndë është regjistuar sot në Turqi. Një helikopter ambulancë u përplas me një ndërtesë spitali. Si pasojë e përplasjes të paktën 4 persona humbën jetën, aktualisht 2 pilotë, një mjek dhe një anëtar i ekipit mjekësor.
Raportohet se aksidenti ka ndodhur në qytetin e Muglas. Helikopteri është nisur nga Mugla në drejtim të Antalias, sipas CCN Turk.
Dyshohet se shkak i përplasjes ka qenë të mjegulla e dendur.
“Helikopteri u përplas në spital gjatë ngritjes. Ka pasur mjegull të dendur, shkaku i aksidentit po hetohet. Katër nga stafi ynë u vranë. Ai u nis nga këtu për të shkuar në Antalia. Nuk ka asnjë problem në spital, aksidenti ndodhi kur helikopteri u ngrit nga pista”, tha guvernatori i Muglas, Idris Akbıjik.