Turqi/ Hyn në fuqi Ligji për Mediat Sociale! Human Rights Watch: Qëllimi është imponimi i heshtjes

Turqi/ Hyn në fuqi Ligji për Mediat Sociale! Human Rights Watch: Qëllimi është imponimi i heshtjes

Sot në Turqi hyn në fuqi një ligj i ri që imponon kontroll të rreptë shtetëror ndaj mediave sociale, ligj i cili u miratua në fund të korrikut nga Parlamenti i Ankarasë mes polemikave të forta nga opozita dhe aktivistët për lirinë e shprehjes

Legjislacioni imponon detyrime ndaj gjigantëve të internetit si Facebook, Twitter dhe Youtube, të cilët tani e tutje duhet të kenë një person lokal kontakti, ligjërisht përgjegjës për përmbajtjen dhe detyrimin për heqjen e atyre që gjykohen se duhen hequr me kërkesë të autoritetit gjyqësor.

Ligji prek rrjetet sociale me mbi një milion vizitorë unikë në ditë dhe kërkon që të dhënat e përdoruesve të tyre të katalogohen në serverat lokalë, duke rritur frikën e shkeljeve të privatësisë. Nëse nuk arrijnë të përmbushin këto detyrime të reja, kompanitë do të përballen fillimisht me gjoba të mëdha, ndërprerje de facto dhe me ulje të gjerësisë së brezit deri në 90%.

Për partinë e Presidentit Rexhep Tajip Erdogan, kjo rregullore do të shërbejë për t'i "dhënë fund fyerjeve dhe sharjeve".

Nga ana tjetër, shoqatat e të drejtave civile, kanë denoncuar ligjin dhe kanë akuzuar për një goditje të mëtejshme të lirisë së shprehjes në një vend ku shumica e mediave tradicionale është në duart e grupeve pro-qeveritare.

"Është e pamundur në një vend si Turqia të shtypësh e godasësh rrjetet sociale, të cilat janë pjesë e jetës së njerëzve", tha drejtoresha e Human Rights Watch në Turqi, Emma Sinclair-Webb, sipas të cilës qëllimi i vërtetë është "të heshtësh e të mos kritikosh”.

Sipas vëzhguesit të specializuar EngelliWeb, vetëm në vitin 2019 Turqia kishte ndaluar hyrjen në 408,000 faqe në internet dhe bllokuar 40,000 mesazhe në Twitter, 6,200 postime në Facebook dhe 10,000 video në YouTube.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe temperatura deri në 14 gradë

Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe temperatura deri në 14 gradë