TURQI-Të paktën 11 persona janë plagosur pasi papritmas shkallët lëvizëse filluan të lëviznin në drejtim të kundërt, teksa në to kishte njerëz.
Ngjarja ka ndodhur të hënën e 1 korrikut në stacionin e metrosë Üçyol në İzmir Konak, Turqi.
Në atë moment personat që ndodheshin tek shkallët kanë humbur ekulibrin dhe kanë rënë, shkruan CCN Turk.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate shqiptarja.png)
Fillimisht të plagosurit janë ndihmuar nga personat që ndodheshin aty, ndërsa më pas janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
Komento
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)