Një nga traditat më të hershme e të bukura shqiptare, ajo e thurjes me grep dhe gjilpërë, më gjasë do të jetë shumë shpejt pjesë e trashëgimisë botërore që mbrohet nga UNESCO.
Lajmi u bë i ditur nga Ministri i Kulturës, Blendi Gonxhja.
“Ojnat, arti i rafinuar i thurjes me grep dhe gjilpërë në traditën shqiptare, janë nominuar në një dosje të përbashkët me Rumaninë dhe Turqinë për përfshirje në Listën Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit në UNESCO. Një trashëgimi e çmuar, e ruajtur dhe përcjellë ndër breza nga gratë shqiptare, vijon të jetojë sot përmes mjeshtërisë së artizaneve, duke ndërthurur traditën me frymën bashkëkohore dhe duke përfaqësuar kulturën shqiptare në arenën ndërkombëtare.” tha Gonxhja.
Ojnat apo qëndisja me oje përfaqëson një nga format më të çmuara të trashëgimisë sonë artizanale.
Kjo trashëgimi e çmuar, e ruajtur dhe përcjellë ndër breza nga gratë shqiptare, vijon të jetojë sot përmes mjeshtërisë së artizaneve, duke ndërthurur traditën me frymën bashkëkohore dhe duke përfaqësuar kulturën shqiptare në arenën ndërkombëtare.
Ojnat krijohen me gjilpërë të hollë, me fije ari ose fije të holla argjendi dhe i gjen rëndom në pajat e vajzave, këmishat e natës, çarçafët e qëndisur, këllëfët e jastëkëve, çentrot etj.
Komente








