STAMBOLL, 5 qershor /ATSH-ANSA/- Janë mbi 100 vëzhguesit ndërkombëtarë të akredituar për zgjedhjet parlamentare turke që do të zhvillohen më 7 qershor, shumë prej të cilëve ndodhen prej disa ditësh në vend.
Muajin e kaluar, OSBE dërgoi një delegacion të kryesuar nga gjermani Geert-Hinrich Ahrens me 11 ekspertë nga 10 vende, në ndërkohë që 18 të tjerë janë shpërndarë në të gjithë vendin.
Vëzhguesit do të qëndrojnë në Turqi deri më 16 qershor.
Një grup prej 50 deputetësh të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së kanë mbërritur në Turqi.
Sot, një delegacion i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës prej 29 pjesëtarësh pritet të mbërrijë në Turqi. Ata drejtohen nga holandezi Tiny Kox./ a.jor.