Dekreti mbi largimet nga puna, është pjesë e masave të ndërmarra nga qeveria turke, pas dështimit të grushtit të shtetit, ku më shumë se 50-mijë persona janë burgosur dhe dhjetëra-mijëra të tjerë janë larguar nga puna, raporton Reuters.
Turqia për grushtin e shtetit të organizuar në 2016 akuzon organizatën “FETO” të klerikut Fetullah Gulen, që është një nga personat më të pasur në botë dhe prej kohësh jeton në SHBA.
Turqia zyrtare shpesh i ka kërkuar Uashingtonit që të ekstradojë Gulen në Turqi, në mënyrë që të gjykohet për akuzat e shumta të ngritura nga shteti.
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com