/ATSH-AFP/ - Autoritetet turke arrestuan mëngjesin e sotëm të paktën dhjetë xhihadistë të dyshuar të organizatës së Shtetit Islamik (EI) në disa qytete të vendit.
Këto qytete prej tri javësh janë vënë në shënjestër të përshkallëzimit të akteve të dhunshme, bëri të ditur agjencia e lajmeve proqeveritare "Anadolli".
Kontrolle të shumta u kryen në Ankara, Stamboll dhe Hatay (provincë pranë Sirisë, jug) dhe Kirikkale (qendër), sipas agjencisë.
Katër militantë të tjerë të Shtetit Islamik mbeten ende në kërkim nga forcat e rendit.
Një ditë më parë autoritetet turke njoftuan arrestimin e 23 personave me shtetësi të huaj në mesin e të cilëve gra dhe fëmijë që po përpiqeshin të kalonin kufirin sirian në Kilis (jug-lindje) për tu bashkuar në radhët e Shtetit Islamik.
/Shqiptarja.com