TURQI – Media: Policia mënjanoi një sulm të ISIS-it ndaj G20-ës në Antalia


STAMBOLL, /ATSH-ANSA/ - Turqia arriti të mënjanonte një plan për një sulm terrorist të ISIS-it kundër samtit të G20-ës, që zhvilloi punimet në zonën turistike turke të Antalias, njoftoi sot gazeta e përditshme turke "Hurriyet".
"Prokuroria e Ankarasë kishte dhënë alarmin pas informacioneve të gjetura në kompjuterin e Junus Durmazit, i cili konsiderohet shefi i celulës së rrjetit xhihadist ISIS në qytetin e Gaziantepit, në juglindje të vendit", theksoi kjo gazetë.
"Kompjuteri ishte sekuestruar gjatë muajit tetor gjatë një operacioni që kishte lidhje me hetimet mbi tragjedinë e Ankarasë të 10 tetorit. Kjo celulë lishte planifikuar 26 sulme në 18 provinca turke, ndërmjet të cilave edhe Stambolli", shton gazeta e përditshme turke "Hurriyet"./  a.jor.

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Zjarr në ndërtesën historike në qendër të Londrës