Turqi, ministri i jashtëm Mevlut Cavusoglu: Rimarrja e Idlibit në Siri do të sillte një katastrofë

Turqi, ministri i jashtëm Mevlut Cavusoglu: Rimarrja e Idlibit në Siri do të sillte një katastrofë

Ministri i jashtëm Mevlut Cavusoglu

Ministri i jashtëm i Turqisë u shpreh se do të jetë një katastrofë nëse kërkohej një zgjidhje ushtarake në rajonin verior të Sirisë Idlib, një enklavë që mbahet nga kryengritësit dhe që qeveria siriane synon ta rimarrë.

Një zgjidhje ushtarake do të ishte fatkeqësi jo vetëm për rajonin e Idlibit, por edhe në kuptimin e së ardhmes së Sirisë. 

                     Mevlut Cavusoglu

U shpreh në një konferencë shtypi ministri i jashtëm turk Mevlut Cavusoglu në Moskë me homologun rus Sergei Lavrov.

Mirëpo duhet të jemi të qartë se Idlibi është strehë për civilët dhe kryengritësit e zhvendosur nga pjesë të tjera të Sirisë, si dhe për disa forca të fuqishme xhihadiste.

Gjithashtu Turqia mbështet disa grupe kryengritëse në rajon dhe ka ngritur 12 pika ushtarake vëzhgimi, për të shmangur një sulm nga forcat besnike ndaj presidentit sirian Bashar al-Asad, i cili mbështetet nga Moska.

Ku do të shkojnë 3.5 milionë civilë?

          Pyeti zoti Çavusoglu.

Është e rëndësishme për të gjithë ne që të neutralizojmë grupet radikale, por duhet të dallojmë civilët nga grupet terroriste.

                            U shprehë ministri turk, Mevlut Cavusoglu.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ilo: 25/08/2018 00:38

    Behuni gati te gelltitni corben qe gatuat

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat